Thaçi thotë të ketë biseduar me Trumpin i cili i ka dhënë mbështetje 100% për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, shkruan në profilin e Thaçit në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme