Thaçi: Ukshin Hoti ishte frymëzues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 15:11 | Nga
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hotin, me rastin e 75 vjetorit të lindjes së tij.

Thaçi në Facebook shkruan se Ukshin Hoti ishte frymëzues i shumë brezave për ngritjen e zërit të protestësë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook

“Sot është 75 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, veprimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Me guximin politik dhe intelektual, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse nuk dihet fati i tij dhe i mijëra të pagjeturve të tjerë, filozofia politike e Ukshin Hotit është pjesë e historisë moderne të shtetit tonë. Ne s’do të ndalemi asnjëherë së kërkuari bijat dhe bijtë tanë, derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme