Thaçi uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Thaçi ka shkruar në facebook, se duke dëshmuar bamirësinë dhe tolerancën pa dallime mbështesin njëri-tjetrin dhe ecin përpara.

”Besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit, të cilës i gëzohemi bashkë me më të dashurit tanë. Duke dëshmuar bujarinë tonë, bamirësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe çdo vlerë të shoqërisë sonë, duke i forcuar dhe besuar në to, ne e mbështesim njëri-tjetrin, përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkërisht, pa dallime, ecim përpara! HTH”.

Të ngjashme