Thaçi uron Ditën e Goranëve

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka uruar komunitetit goran 6 majin.

Thaçi ka thënë se shumëllojshmëria etnike, gjuhësore dhe fetare janë burim force dhe pasurie në shoqërinë kosovare.

Ai ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës.

“Komunitetit goran në Kosovë ua uroj 6 Majin, Ditën e Goranëve. Shumëllojshmëria etnike, gjuhësore dhe fetare janë burim force dhe pasurie në shoqërinë tonë. Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Të ngjashme