Thaçi: Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për kulturën dhe artin kombëtar

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin kombëtar.

Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se Pagarusha me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme.

“Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme