Thaçi: Vepra e Gani Sylajt do të mbetet frymëzim për shumë gjenerata

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së atdhetarit Gani Sylaj.

I pari i vendit ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e të ndjerit derisa ka thënë se vepra e Gani Sylajt do të jetë frymëzim për gjeneratat e ardhshme.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe mikut tim, Gani Sylaj. Vepra, maturia dhe urtësia e tij kanë qenë dhe do të mbeten frymëzim për shumë gjenerata. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmeve të tij. Kujtimi për veprimtarin Gani Sylaj do të jetë i përjetshëm!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Veprimtari dhe njëherësh nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Sylaj, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 67 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme