Thaçi: Zahiri me shokë, shëmbëlltyrë që duhen pasuar

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 11:00 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ka bërë homazhe te përmendorja e Zahirit në kryeqytet.

Me këtë rast Presidenti Thaçi, tha se kombi shqiptar nderon sot Zahirin dhe shokët e tij për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se rënia e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit ishte shëmbëlltyra më e mirë e unitetit të sakrificës dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës.

““Sot jemi këtu për të nderuar, kujtuar dhe respektuar në mënyrë institucionale emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, bashkë me Hakifin dhe Edmondin, për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rënia e heronjve të kombit, e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit ishte shëmbëlltyra më e mirë e unitetit, sakrificës dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës. Ishte fillimi i hapur i rezistencës së armatosur kundër ushtrisë dhe policisë serbe”, u shpreh presidenti Thaçi”.

Presidenti Thaçi shtoi se kur nderojmë heronjtë e kombit gjithmonë marrim energji prej sakrificës së tyre, prej veprës së tyre për të përshpejtuar proceset tjera zhvillimore të shtetit tonë, për tu integruar në NATO dhe Bashkim Evropian, sa më shpejtë që është e mundur.

DSC_7946 copy

 

 

Të ngjashme