Thaçit nuk i bëhet vonë për KQZ

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 08:16 | Nga

Të enjten e kaluar një pjesë e të nominuarve të partive politike për anëtarë të KQZ-së do të duhej ta bënte betimin, megjithatë kjo është shtyrë nga Presidenca.

Partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se Thaçi është duke zvarritur qëllimisht funksionalizimin e këtij institucioni. Ata vlerësojnë se Thaçi po e shkel Kushtetutën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Që nga 27 marsi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është pa mandat, ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe më tutje është duke e zvarritur emërimin e anëtarëve të rinj. Sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të duhej t’i kenë nga dy përfaqësues në KQZ, por Thaçi i ka ftuar për betim vetëm nga një përfaqësues të partive politike, ndërsa ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese se si duhet të bëhet ndarja e posteve në KQZ.

Pavarësisht se ishte paralajmëruar që betimi i tyre do të bëhej të enjten e kaluar, kjo është shtyrë nga Zyra e Presidentit për një afat të pacaktuar. Kurse nuk pritet të ndodhë as gjatë kësaj jave pasi Thaçi është jashtë vendit.

Partitë opozitare thonë se Thaçi qëllimisht është duke e zvarritur emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, pasi thonë se ish-partia e tij Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta ketë më fuqinë që e kishte dikur në këtë institucion

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme