Thaqi: Me dhimbje e lot e përjetuam tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i KEK-ut Njazi Thaqi, në një postim në Facebook është shprehur se tërmetin e 26 nëntorit populli I Kosovës e përjetoi me dhembje e lot.

Ai shprehu ngushellime për familjarët e viktimave dhe u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që dhanë ndihmënin e tyre për të përballuar këtë tragjedi.

”Me dhimbje e lot e përjetuam tragjedinë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sot, me krenari e mburrje nga hierarkia më e lartë e shtetit shqiptarë u dekoruan heronjtë të cilët u aktivizuan në orët e para pas tragjedisë.

Tragjedi e cila la pasoja në njerëz, solli viktima e shkatërroj shumë shtëpi e prona.

Por mbi tmerrin e kësaj fatkeqësie natyrore u ngrit në këmbë i gjithë kombi duke dëshmuar shpirtin e madh human e bujar.

Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre.

Shërim të shpejtë vëllezërve dhe motrave shqiptare qe pësuan lëndime e u dëmtuan nga kjo fatkeqësi.

Falënderim dhe respekt për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Falënderim të veçantë për shkëlqesinë e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta për kujdesin dhe respektin e treguar për Ushtrinë e Kosovës, Policinë dhe njësitet e mobilizuara në këto ditë të rënda dhe të vështira për të shpëtuar jetë dhe për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të tronditur nga kjo tragjedi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme