The Sun publikon fotografitë e imamëve në xhaminë e madhe në Prishtinë duke falur namazin e Bajramit me distancë sociale

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

“The Sun”, ka shkruar të dielën ka publikuar një artikull për festimin e Fitër Bajramit nëpër botë.

Në këtë artikull është përmendur edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ku imamët kanë falur namazin e Bajramit duke mbajtur distancën sociale

“Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të Ramazanit, gjatë së cilit 1.8 miliardë myslimanë në botë agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndimin e diellit”.

Ndërkohë në këtë artikull është shpërndarë një fotografi nga Xhamia e Madhe në Prishtinë, ku shihen disa imamë kosovarë duke e falur namazin e Fitër Bajramit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme