Thellohen raportet mes Kosovës dhe Izraelit: Marrëdhëniet shumë premtuese për të ardhmen

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Sofje të Bullgarisë njofton se ambsadori kosovar atje, Delfin Pllana u takua me ambasadorin izraelit, Yoram Elron.

Gjatë takimi u bisedua për zhvillimet dhe raportet mes Kosovës dhe Izraelit, përcjellë Gazeta Blic.

Ambasadorët Pllana dhe Elron u pajtuan se e kaluara e dy vendeve dhe ndihma izraelite gjatë luftës në Kosovë janë themele të marrëdhënieve premtuese.

Njoftimi i plotë nga ambasada e Kosovës në Sofje:

 Konfirmohet thellimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit
Sofje, 31 mars, I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Ambasador Delfin Pllana u prit në një takim shumë miqësor në rezidencën e tij nga Ambasadori i Izraelit në Bullgari z.Yoram Elron. Në takim, ku mori pjesë edhe Këshilltari Agron Smakiqi, u diskutua për zhvillimet e fundit në raportet ndërmjet të dyja vendeve dhe potencialin e madh për të thelluar edhe më shumë këto raporte. Ambasadori Pllana dhe Elron u pajtuan që e kaluara e ndritshme në raportet mes të dyja vendeve, respekti dhe ndihma e dhënë për komunitetin hebraik në Kosovë gjatë historisë si dhe ndihma Izraelite dhënë për refugjatët Kosovar gjatë luftës në vitin 1999 janë themele të fuqishme të marrëdhënieve shumë premtuese në të ardhmen.

Të ngjashme