Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Këshill i Evropës

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 16:32 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka marrë pjesë në takimin e tretë të grupit punues të Kosovës me Këshillin e Evropës të cilin e ka bashkë kryesuar me drejtorin e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjoern Berge.

Duke falënderuar Këshillin e Evropës, zëvendësministri Murtezaj theksoi se vizioni i Kosovës është vizioni i paqes, i dialogut, i bashkëpunimit dhe i integrimeve evropiane.

Murtezaj tha se “institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për avancimin e kritereve në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e standardeve demokratike”.

Takimi është fokusuar në vendosjen e objektivave të matshme dhe fushave konkrete të bashkëpunimit gjatë vitit të ardhshëm.

Këshilli i Evropës, aktualisht në Kosovës është duke i zhvilluar 13 projekte, nga të cilat tetë janë të bashkëfinancuara me Komisionin Evropian; fushat e aktivitetit synojnë përmirësimin e standardeve në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokratizim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme