Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ka propozuar themelimin i Këshillit organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Berisha kërkoi që pjesë e këshillit të jetë ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësues nga kryeministria dhe ministritë tjera.

“Duke u bazuar në praktikat me hershme këto manifestime janë mbajtur nën patronatin e kryeministrit. Propozoj që në kuadër të këshillit organizativ të jetë ministri i mbrojtjes, përfaqësues nga kryeministria dhe përfaqësues nga disa ministri”, tha Berisha, raporton EO.

Të ngjashme