Themelohet OJQ “Kodi i Gjeneralëve” nga udhëheqës të UÇK-së

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Biblotekën Kombëtare është mbajtur prezantimi i OJQ-së, ‘Kodi i Gjeneralëve”, projekt ky i nisur nga udhëheqës të UÇK-së, dhe gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë.

Themelues të kësaj OJQ janë Sylejman Selimi, Daut Haradinaj dhe Agim Çeku.

Kryetar i bordit drejtues të kësaj organizate është Agim Çeku.

Nga sot kjo organizatë syrtarisht fillon punën.

Agim Çeku në fjalimin e tij tha se themelimi i kësaj organizate është mirëpritur.

“Kuvendi Themelues i OJQ-së, është mbajtur në Prishtinë me datën 22 prill të këtij viti”, tha Kryetari i Boridit, Agim Çeku.

“Në këtë kuvend fillimisht kanë marrë pjesë 11 anëtarë. Ish-drejtues të UÇK-së, TMK-së etj.”, tha Çeku.

Qëllimi i kësaj organizate joqeveritare është promovimi i mendimit të doktrina strategjisë dhe traditës ushtarake dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës, u shpreh Çeku.

Analizimi dhe hulumtimi i sfidave dhe rreziqeve të sigurisë në nivel kombëtar rajonal dhe ndërkombëtar dhe prezantimit të tyre, me qëllim të paralajmërimit të hershëm dhe përgjigjies adekuate ndaj tyre.

Një ndër qëllimet tjera është që kjo organizate të jetë mbrojtës dhe të bëhet promovimi vlerave të UÇK-së.

Tjetër qëllim i OJQ ” Kodi i Gjeneralëve” Çeku tha se është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të kategorive të dala nga lufta për çlirimin e Kosovës, të udhëhequr na UÇK-ja. Si dhe bashkëpunimi me organizata të ngjashme të shteteve partnere të Kosovës, me qëllimtë promovimit të vlerave dhe interesave të shtetit të Kosovës.

Kjo organizatë anëtarësia e kësaj OJQ mund të jetë e rregullt, e bashkangjitur si dhe e nderit.

Tutje Agim Çeku tha se parimet e kësaj organizate janë se është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, jopolitike dhe organizatë vullnetare.

Kujtojmë se kjo nismë së pari u prezantua nga Daut Haradinaj, njëri nga akterët kryesor të UÇK-së, i cili me datë 28 nëntor të vitit 1997 bashkë me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin ishin të parët që dolën publikisht dhe deklaruan formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Haradinaj pati thënë se ky projekt që do t’i bashkojë të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë. Sipas tij, ky organizim është praktikë e shumë vendeve të NATO-s. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të ngjashme