Theret me thikë një person në Ferizaj

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje ka ndodhur në qytetin e Ferizajt mes disa të rinjve, ku si pasojë ka mbetur një person i lënduar.

I lënduari është dërguar për trajtim në emergjencë

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

“Po para pak minutash një person është dërguar për trajtim në emergjencë, i cili ka qenë i lënduar nga një mjet të mprehtë. Për momentin e kemi këtë informacion. Akoma jemi duke marr informata të tjera lidhur me rastin”.

Të ngjashme