Theret me thikë një person në Gjakovë, shkak një borxh

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Një person është therur me thikë në fshatin Molliq të Gjakovës për shkak të një borxhi.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ka njoftuar policia.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Molliq, Gjakovë 06.11.2021 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme