Theret me thikë një person në Lagjen e Spitalit, policia arreston të dyshuarin

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Një person është dërguar për në QKUK pasi ka marrë plagë gjatë një rrahje që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit pasditen e së mërkurës në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar po ashtu se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në Lagjen e spitalit në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha Ahmeti.

Ajo po ashtu tha se aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme