Theret me thikë një person në Prishtinë, përfundon në QKUK

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sulmuar fizikisht nga pesë persona të dyshuar, ku njëri prej tyre e ka goditur me thikë.

Viktima si pasojë e lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga 4-5 persona të dyshuar. Njëri nga të dyshuarit ka goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) viktimën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendje e tij është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Të ngjashme