Theret me thikë një person në Shtime

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Dy të mitur janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke e therur me mjetë të mprehtë (thikë).

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në Shtime.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në tretman mjekësor.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur pasi që dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e therur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thueht në raport.

Të ngjashme