Therja me thikë në Prishtinë, Policia jep detaje të reja

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Një person është ther me thikë mbrëmë në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin.

“Raportohet se pas një mos marrëveshje ka ardhur deri te përleshja në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovar, ku njëri nga ta është therur me thikë. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas raportit thika e cila është përdorur në rast, është konfiskuar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme