“Thirrjet e nënave” dorëzojnë kallzim penal dhe libër me dëshmi kundër kriminelëve serbë

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“E vërteta për krimet serbe”, është libri i shkruar me lot ku përfshihen rrëfimet dhe faktet e familjarëve të të zhdukurve, raporton Ekonomia Online.

Ky libër, i botuar nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” i bashkuar me një kallzim penal do të zë vend në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Përfaqësueset e kësaj shoqate pas dorëzimit thanë se presin që kriminelët të vihen para drejtësisë.

Kryerja e “Thirrjeve të Nënave”, Nysrete Kumnova, tha se dëshmitë në këtë libër janë nga dora e parë e familjarëve.

“Në këtë libër janë 148 të rrëmbyer dhe të zhdukur. Emrat janë konkrete. Dëshmitë janë nga dora e parë e familjarëve të të pagjeturve dhe kemi rrumbullakuar në libër të gjitha. I dorëzuam në gjykatë që të zihen dhe të dalin para drejtësisë, për këta dhe shumë të tjerë që ende konsiderohen të zhdukur dhe mbahen në varreza masive në Serbi”, u shpreh Kumnova.

Kumnova shtoi se ndonëse shoqata ka takime të bollshme, institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të pagjeturit.

“Ne si “Thirrjet e Nënave” kemi takime të bollshme, sepse çdo institucion së pari vjen tek “Thirrjet e nënave” por lëvizjet janë shumë të vogla, për mu zbardhë fati i të pagjeturve janë lëvizje të vogla sepse ata mbahen peng padrejtësisht në Serbi apo në varrezat ku janë sepse presioni i mungon, i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare”, shtoi Kumnova, raporton Ekonomia Online.

Tash e 20 vjet janë në pritje për më të dashurit e tyre, e thotë anëtarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Luljeta Sharani.

Kjo e fundit tha se familjarët kanë filluar të lodhen me pritjet e gjata, ku mbesin edhe 1600 persona ende të pakthyer në Kosovë.

“20 vite u bënë janë shumë. Po ende duke pritur për zbardhjen e fatit më të dashurve tanë. Një numër i konsiderueshëm është kthyer mirëpo kanë mbetur edhe 1600 ende të pakthyer. Presim nga kjo Prokurori të bëjnë dënimin dhe ti thërret ata kriminele të cilët bënë krime dhe çdo gjë çka patëm të mundur me ba. Ne kërkojmë nga ata të shpejtojmë këtë kallzim penal që e dorëzuam jo të ngecet ky me vite të tëra siç jemi duke pritur që 20 vite. Mos të presim ma, sepse veç familjarët kanë nisur mu lodh. Po dojmë ti kemi pranë edhe fatin e numrit tjerë që janë të pagjetur dhe kriminelët të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, tha Sharani.

“Thirrjet e Nënave” thonë qytetarët e Gjakovës i njohin krimbërësit, sepse kanë qenë banorë në këtë qytet.

“Secili familjarë i njeh ata që kanë pasur në oborre të tyre. Numri është shumë i madh i të akuzuarve që kërkojmë sidomos Gjakova ka akuzë të madhe ndaj popullatës jo shqiptare. Bash serbët që kanë banuar në Gjakovë ata kanë bërë krime më së shumti”, tha Kumnova.

Sipas nënave gjakovare, ky libër është mbështetur nga Komuna e Gjakovës, PTK-ja, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Adelina Badivuku.

Të ngjashme