“Thirrjet e Nënave” ndërrojnë fotografitë e të zhdukurve te Qeveria

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 11:36 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Thirrjet e Nënave” përmes një aksioni kanë ndërruar panon me fotografitë e personave të pagjeturve që është e vendosur në rrethojat e objektit të Qeverisë.

Kjo u bë më shkas pasi që nesër është 27 Prilli – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nusrete Kumnova, tha se ndihen të zhgënjyer me institucionet vendore, pasi që sipas saj, po heshtin qe 18 vjet për fatin e personave të zhdukur.

“Është mëkat që këto familje bredhin qe 18 vite rrugëve duke i kërkuar më të dashurit tanë”, tha ajo.

Kumnova u bëri thirrje institucioneve që të bëjnë zgjidhje të reja për gjetjen e personave të zhdukur.

“Këta nuk janë ka punojnë për popull… Jemi të zhgënjyer, nënat në rrugë, le t’i mendojnë fëmijët e vet nënat e veta sikur të ishin këtu, jemi ka kërkojmë njerëz, e jo kafshë”, u shpreh Kumnova.

Rikujtojmë se pas 18 vjetësh ende nuk dihet se ku e kanë vendndodhjen e tyre trupat e 1 660 personave të cilët u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të ngjashme