Thyhet një zyrë në Prishtinë, vidhen kompjuterë në vlerë pesë mijë euro

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Një zyrë për transaksion të bursave në Prishtinë (FOREX), ka qenë cak i vjedhjes të hënën rreth orës 1 pas mesnate.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bill Clinton në kryeqytet.

Siç bën të ditur A.A, nga kompania Alpha Trading Group, persona të panjohur kanë marrë kompjuterë, laptopë, në vlerë pesë mijë eurove.

Ata thonë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

Të ngjashme