Time Kadrijaj publikon fotografi me bashkëluftëtaret: Ata që mohojnë luftën, mohojnë kombin e shtetin

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së dhe ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadriaj, ka ndarë në Facebook një fotografi të sajën me disa bashkëluftëtare.

Ajo ka thënë se vajzat në fotografinë e publikuar, ishin të dëshmuara në luftën për liri.

Kjo fotografi është ndarë, në ditët kur po sulmohen vlerat sublime të kombit, ka shkruar Kadriaj.

Postimi i plotë:

Këto ditë ku po sulmohet UÇK- ja, pra po sulmohen vlerat ma sublime të kombit po e ndaje me ju miq këtë foto të vajzave të dëshmuara në luftën për liri.

Ata që mohojnë luftën mohojnë kombin e shtetin.

Lavdi dëshmorëve të kombit,
Rroftë UÇK-ja!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme