Tolaj kujton betejën e UÇK-së kundër forcave serbe

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, ka kujtuar betejën e 24 marsit të vitit 1998 dhe 1999, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Tolaj ka thënë se data e 24 Marsit të viteve 1998 dhe 1999, do të mbetën thellë në kujtesën individuale dhe kolektive.

“Për të gjithë ne që i kemi përjetuar, 24 Marsi i vitit 1998 dhe vitit 1999, do të mbetën thellë në kujtesën individuale dhe kolektive përjetësisht. Te dy këto data, shënojnë kthesa historike e vendimtare për Liri e Shtet”, ka shkruar Tolaj.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Tolaj ka thënë se “ata që nuk e përjetuan, duhet ta mësojnë e kuptojnë, sa me fat ishte populli shqiptar që kishte në krah boten e civilizuar”.

Të ngjashme