Tolaj: Vaksinimi masiv nuk ka efekt kur bëhet pas dy vitesh, dikur për dy javë është vaksinuar tërë Kosova

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se Kosova ka pasur përvojë më herët me vaksinimin masiv, ku për dy javë është vaksinuar i gjithë populli i Kosovës, teksa theksoi se vaksinimi masiv ka efekt nëse bëhet për dy muaj, e jo pas dy vitesh.

Tolaj tha se “kur e synoni vaksinimin masiv, e synoni që ai të ndodh në bazë të gjerë dhe njëkohësisht sa më shkurt që është e mundur”.

“Ju mund ta arrini një vaksinim masiv edhe pas dy vjetësh por ai më nuk e ka efektin siç do ta kishte nëse do të ishte bërë për dy muaj ta themi’, tha Tolaj.

Sipas tij, “Kosova ka pasur eksperiencë me vaksinim masiv kundër variola verës ku për dy javë është vaksinuar e gjithë popullata e Kosovës. Kjo ka mund të bëhet edhe tash”, shtoi ai.

Me lirimin e masave, Tolaj tha se ka pasur raste kur sipas tij autoritetet shëndetësore nuk e kanë vlerësuar mirë situatën.

“Mendoj që autoritetet shëndetësore nuk e vlerësuan mirë situatën, në veçanti për disa prej aktiviteteve ku grumbullimi i njerëzve është masiv, dhe qëndrimi në zona të mbyllura është i gjatë, mjaftueshëm për të shpërndarë virusin.

Tolaj tha se vetëm një dozë e vaksinës mbron shumë pak, kurse sipas tij për tu mbrojtur nga varianti Delta i coronavirusit, duhet të imunizohet 90 për qind e popullit.

“Shkalla e vaksinimit është jashtëzakonisht e ulët, ndërkaq një dozë mbronë shumë pak. Numri i të vaksinuarve me dy dozat është i pakët. Ndërsa, për të qenë të mbrojtur pas Deltës duhet të arrihet një imunitet i cili përfshin 90 për qind të popullatës”, tha Tolaj në RTV21.

Ai kritikoi edhe Qeverinë e Kosovës, për procedurat për aplikim e termine, teksa tha se ka kritika edhe për qeverinë e kaluar që nuk siguroi vaksinat.

“Kritikat e mia janë edhe për qeverinë paraprake por edhe për këtë Qeveri. Për të kaluarën që nuk i siguroi vaksinat, ndërkaq për të dytën për ngathtësinë e promovimit të vaksinimit, dhe kryerjes së vaksinimit e procedura të ndërlikuara për të vaksinuar qytetarët”, tha Tolaj.

“Kur e synoni vaksinimin masiv, e synoni që ai të ndodh në bazë të gjerë dhe njëkohësisht sa më shkurt që është e mundur. Ju mund ta arrini një vaksinim masiv edhe pas dy vjetësh por ai më nuk e ka efektin siç do ta kishte nëse do të ishte bërë për dy muaj ta themi’, tha Tolaj.

“Kosova ka pasur eksperiencë me vaksinim masiv kundër variola verës ku për dy javë është vaksinuar e gjithë popullata e Kosovës. Kjo ka mund të bëhet edhe tash”, shtoi ai.

Të ngjashme