Tollovi e parregullsi në qendrën e vaksinimit në Prizren

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Qytetarë të shumtë janë duke pritur sot para qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Qytetarët nuk janë duke respektuar masat kundër COVID-19. Madje, shumë qytetarë të Prizrenit nuk janë të pajisur as me maska as nuk mbajnë distancë.

Një qytetar është shprehur se po presin me orë të tëra për të marrë vaksinën.

Tutje, ai ka thënë se deri tani asnjë institucion nuk ka marr masa me rrit numrin e stafit të mjekëve, madje ai ka deklaruar se edhe ata që janë nuk po punojnë me orarë, por po pinë kafe. 

news image

Të ngjashme