Tollovi në hyrje të Veternikut: Kolona e veturave ia mësyn Prishtinës

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kolona të gjatë janë krijuar në hyrje të Prishtinës, para një ore, derisa një numër i madh i veturave është parë në dalje të autostradës ‘Arbën Xhaferi’, shkruan Gazeta Metro.

Metro ka siguruar video ku shihet një numër i madh i veturave në hyrje të Veternikut, në orët e para të mëngjesit.

Ndryshe, ky kaos është duke u krijuar si pasojë e futjes së Prishtinës në karantinë.

Vendimi i Qeverisë në detyrë erdhi pasi në kryeqytet u paraqitën disa raste me COVID-19.

Më poshtë keni pamjet e kësaj kolone, e cila është mjaft e gjatë. 

Të ngjashme