Tollovi para Qendrës së Regjistrimit Civil, qytetarët kërkojnë të pajisen me dokumente

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 14:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), ka njoftuar qytetarët se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus disa zyrtarë të këtyre qendrave, raporton Ekonomia Online.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e Coronavirusit, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Prishtinë të vazhdojë pezullimin në ofrimin e shërbimeve me palë.

E kjo gjë ka bërë që të krijohen tollovi para zyrave, duke e bëre të nevojshëm edhe ndërhyrjen e Policisë. E disa prej tyre janë larguar nga aty, dukë bëre që të mbesin dhjetëra qytetarë.

Ekonomia Online ka kontaktuar drejtori i Përgjithshëm i ARC-së, Bekim Hoxha, por ky i fundit nuk iu është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

Të ngjashme