Tomë Gashi ofendon komunitetin LGBTI pasi në paradë u përdor shqiponja e flamurit kombëtar

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka ofenduar pjesëmarrësit e “Paradës së Krenarisë”.

E gjatë marshit, dikush bëri një kombinim në mes të flamurit që përdorin komuniteti LBGTI dhe atij kombëtar shqiptar.

Lidhur me këtë, avokati Gashi shkroi në facebook fjalë ofenduese drejtuar komunitetit LGBTI.

“Bytha juaj pune e juaj! Jo me Flamurin Kombetar o.. e dini ju vet qka jeni…”, shkroi Gashi

Tubimi për Paradën e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar” u mbajt dje në Sheshin “Skëndërbeu”.

Në përkrahje të Paradës së Krenarisë nën moton “Bashkë dhe Krenarë”, janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë.

Marshi u nis drejt sheshit të kryeqytetit dhe përfundoi tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme