Trafiku Urban thirrje qytetarëve: Ejani, merreni gjësendet e humbura

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Stafi i autobusëve të NPK “Trafiku Urban” , përmes një shkrimi të postuar në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar për gjësendet e humbura.

Në këtë njoftim janë publikuar edhe gjësendet të cilat kanë humbur si: çelësa, celularë, por edhe një shumë prej 50 eurosh.

“Duke qenë të përgjegjshëm këto gjësende i kanë dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj ata udhëtarë që i identifikojnë gjësendet e tyre të lajmërohen në nr. lokal 045 10 11 28.

Kuletat që shihen në foto kanë edhe para brenda tyre.

Verifikimi bëhet në bazë të video-inçizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme