Tragjedia ne Gjermani, Ramosaj: Për Deçanin ditë e zezë

Deçan | 13 Tet 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ngushëlluar familjen Arifaj, pas tragjedisë në Gjermani, ku humbën jetën dy fëmijët e kësaj familje.

Ai ka thënë se kjo ngjarje për Deçanin dhe qytetarët e saj është ditë e zezë.

Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë̈ me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj,  njëri  në moshën 13 vjeçare dhe tjetri  në moshën 17 vjeçare.

Për  Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë  tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj  komune.

Ngushëllime  familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë  rast tejet të rëndë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme