Tragjedia në Kumanovë me tre fëmijë të vdekur, foto rrëqethëse nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Foto rrëqethëse vijnë nga vendi i tragjedisë në Rramanli të Kumanovës ku humbën jetën tre fëmijë të moshës nga 8 deri në 11 vjeç dhe 7 persona të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e tyre.

Këto janë fotot e shkrepura nga brenda shtëpisë ku ndodhi dhe tragjedia.

Pacientët janë kryesisht me lëndime nga djegia, dhe atë te gradës së 3 dhe 4 të djegies, 2 nga të lënduarit që gjenden në gjendje kritike janë shtruar pranë njësisë për mjekim intensiv ndërsa 2 te tjerët me lëndime me te lehta ja shtruar në kliniken e kirurgjisë plastike.

“Sot rreth ores 11:20 ne QEK, jane sjellë 4 te paciente të moshës nga 30-54 vjec, te lenduar si pasoje e eksplodimit te bombolës së gazit. Pacientët janë kryesisht me lëndime nga djegia, dhe atë te grades së 3 dhe 4 të djegies, 2 nga të lënduarit që gjenden në gjendje kritike jane shtruar pranë njësisë per mjekim intenziv ndersa 2 te tjeret me lendime me te lehta ja shtruar në kliniken e kirurgjise plastike”, thonë nga Klinika e Shkupit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme