Vrasja në Prishtinë: Burri vrau gruan më pas veten

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Dy trupa të pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen “Emshir” të Prishtinës, sipas informacioneve të para dyshohet se fillimisht ka ndodhur vrasja pastaj vetëvrasja.

Policia ka konfirmuar vetëm vdekjen e tyre, duke mos dhënë detaje shtesë.

Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri që besohet se është përdorur në këtë rast.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekës”, ka deklaruar policia.

Po ashtu hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur.

Të ngjashme