Trajnim për vullnetarët për kërkim shpëtim, Hasani: Do përgatisim kuadro për raste urgjente

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 12:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata Skitare e Kosovës ka treguar lidhur me trajnim për vullnetarët për kërkim shpëtim, ku thanë se të trajnuarit do të certifikohen nga ekspertë sllovenë, raporton Ekonomia Online.

Mahi Hasani, nga kjo federatë tha se ky trajnim do t’i sjellë shumë përfitime Kosovës në intervenimin e rasteve urgjente.

“Se si ka ardhur deri te arritja e kësaj ngjarje apo zhvillimi të këtij aktiviteti. Pjesa dërrmuese e juaja i takon edhe klubit ‘Dardania’ ku udhëheqësi i këtij klubi ka qenë Milaim Kelmendi dhe ka marrë pjesë në disa emergjenca civile. Kam informacione që kanë marrë pjesë në Shqipëri në lumin Valbona të cilat kanë rezultuar me sukses. Duke vërejtur se incidente të tilla ndodhin dhe janë duke u shpeshtuar ne kemi dalë me një qëndrim dhe në bashkëpunim me bordin Olimpik është biseduar dhe po i njëjti e ka aprovua këtë iniciativë e cila është nga kryetari Milaim Kelmendi. Pas interesimit të kryetarit të federatës së skijimit ai ka hasur në mirëkuptim me organizatën për zhvillim e njohurive të kërkim shpëtimit të Sllovenisë për bashkëpunim të mundshëm që i kanë ofruar mundësinë e ndihmës në formimin e grupeve të kërkim shpëtimit në Kosovë.”

“Federata e skijimit si objektiv kryesor planifikon formimin e shoqatës vullnetare me emrin shoqata vullnetare e kërkim shpëtimit të skijetarve. Kjo shoqatë do të ketë pajisjet dhe personelin e s’ia dhe do ta shtrij brenda e jashtë kufijve ne mendojmë që formimi i shoqatës t’i përfshij djem dhe vajza. Kjo shoqatë do të përgatitë edhe profesionistë të kërkim shpëtimit, në bjeshkë, në shpella e male. Ne kemi planifikuar trajnim dy ditor në dy faza: faza teorike dhe praktike dhe certifikimet. Dhe gjithë ky aktivitet është i mbështetur nga federata e skijimit. Nesër me datën 21 të fillojmë udhëtimin në hotelin ‘Argjena’ në komunën e Dragashait dhe federata ka përgatitur transportin ne drejtim të Brodit.”

Të ngjashme