Transporti hekurudhor është gati pasiv – Dikur edhe në linja ndërkombëtare, sot stacione pa udhëtarë

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Transporti hekurudhor në Kosovë është gati pasiv. Dikur edhe në linja ndërkombëtare, sot trenat e Kosovës qarkullojnë vetëm në dy relacione: Prishtinë – Hani i Elezit dhe Prishtinë – Pejë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ka qenë rreth 13,000.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25 për qind.

Hekurudhat e Kosovës nuk janë mirëmbajtur siç duhet që nga fillimi i viteve ‘90, kur edhe kanë filluar luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. Me gjithë planet për investime që kanë shpallur autoritetet e Kosovës, hekurudhat mbeten të vjetra dhe vende-vende të shkatërruara.

Të ngjashme