Transportonte shtetas të huaj me veturën e tij, arrestohet një person në Vërmicë

Prishtinë | 09 Jan 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur që në Vërmicë, është arrestuar një person e kjo sipas policisë ka ndodhur për shkak që i njëjti transportonte me veturën e tij, 7 persona shtetas të huaj.

Po ashtu pas intervisitimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se me veturën e tij po transportonte 7 persona shtetas të huaj. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme