Tre 3 vjet burgim ndaj M.G. për vrasje në tentativë në një lokal në Ferizaj

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.G. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale vrasja në tentativë.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të të gjitha provave dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, të njëjtin për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.

I pandehuri akuzohet se më 3 korrik 2020 , në Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin V.R., në atë mënyrë që ka shkuar në lokalin në të cilën i dëmtuari merret me prodhimin e akullit, kinse për të blerë akull, mirëpo për shkak të një mosmarrëveshje, derisa i dëmtuari ishte duke mbushur thasët me akull, i pandehuri ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e kraharorit, fytyrës mbrapa kokës dhe në dorën e majtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, si dhe thyerje e brinjës së parë dhe të dytë të majtë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Të ngjashme