Tre fëmijë nga Kosova arrijnë në Izrael për shërim

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka bërë të ditur se në Izrael kanë arritur tre fëmijët të cilët do të marrin trajtim mjekësor.

Demiri përmes një postimi në Twitter ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për mundësinë e shërimit të tyre.

Ata janë shoqëruar me nënat e tyre.

“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme