Tre persona goditen nga vetura në Prizren

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi u goditën nga një veturë në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:45, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Prizren (NN) 25.06.2021 – 14:45. Vozitësi mashkull kosovar me veturën e tij, nga pa kujdesia, ka goditur një mashkull (i mitur) dhe dy femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të PK-së.

Të ngjashme