Tre të arrestuar në Gjakovë për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar tre persona në Gjakovë, për armëmbajtje pa leje.

Dy prej tyre janë arrestuar në rrugën “Gjergj Sokoli”, të cilëve u është gjetur nga një thikë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që te të njëjtit pas një kontrolle iu janë gjetur dhe konfiskuar nga një armë e ftohtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq, arrestimi tjetër ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, pasi i është gjetur një armë, 29 fishekë dhe dy karikator.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që te i njëjti gjatë një kontrolle janë gjetur dhe konfiskuar një armë për të cilën posedon leje valide, 29 fishekë dhe dy karikator. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme