Tre të lënduar gjatë një aksidenti me motoçikletë në Prishtinë

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “Astrit Dehari” në Prishtinë.

Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë, një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona ( këmbësori, drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij). Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo. 

Të ngjashme