Tre të lënduar gjatë një aksidenti pas mesnatës në Prishtinë

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar gjatë një aksidenti që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 00:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti, theksoi se hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Të ngjashme