Tre të lënduar në një aksident në Graçanicë

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në fshatin Kishnicë të Graçanicës.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në mes të dy automjeteve në fshatin Kishnicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”.

Të ngjashme