Tre të lënduar nga aksidenti në “Bregun e Diellit”

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshirë tre vetura.

Kështu tha Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”.

Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.

Të ngjashme