Tre të lënduar nga aksidenti në Veternik

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të ngjashme