Tre të vdekur, 181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës, ka publikuar të dhënat e rasteve të reja me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, raporton Ekonomia Online

Sipas këtyre të dhënave gjatë 24 orëve të fundit kanë  vdekur 3 qytetarë , ndërsa që janë shënuar 181 raste  të reja.

Ndërsa që janë shëruar 125 persona.

Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani  tha se  për gjatë  24 orëve të fudnit ka pasur rënie deri në  17 përqind

“Situata me Covid në 24 orë ka shënuar një rënie deri në 17 për qind. 463 mostra të marra në QKUK dhe në raste të kontaktit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 181 raste pozitive ndërsa janë shënuar tri viktima”, tha Ramadani.

Ai ka bërë thirrje që të zbatohen masat në të kundërtën vendi rrezikon të mbyllet.

E drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi tha se në QKUK janë 623 të shtrirë, prej tyre 270 i kemi në klinika të SHKUK-së.. Ai tha se gjendja e disa prej tyre është e rëndë.

Të ngjashme