Tre të vdekur e 249 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 1548 numri i vdekjeve si pasojë e Coronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tri vdekje, dy në Prishtinë (42, 86 vjeç) e një në Vushtrri (76 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se për 24 orët janë kryer 2868 teste nga të cilat 249 kanë dalë pozitive, apo 8.6 për qind e mostrave të testuara. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 64 mijë e 768 raste pozitive.

Prishtina sërish është e para në listën e komunave me më së shumti raste, me 116 të regjistruara sot.

Për 24 orë janë shëruar 316 pacientë duke e çuar totalin e të shëruarve në 56 mijë e 344.

Janë edhe 6876 raste aktive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.

Të ngjashme