Tre të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë brenda 24 orëve

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë nga Coronavirusi, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërsa, janë regjistruar 34 raste të reja, dhe 122 te sheruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, njofton IKSHPK-ja.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme