Tri familje skamnore në Obiliq kërkojnë ndihmë

Obiliq | 15 Shk 2017 | 16:40 | Nga

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar me gjëra ushqimore dhe higjienike tri familje nevojtare në Obiliq.

Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se gjendja në të cilën jetojnë këto familje është jashtëzakonisht e rëndë.

“Vizituam me ekipin tonë tri familje në Obiliq. Ajo çfarë pamë këtu është e tmerrshme. Jeta e tyre është e vështirësuar, andaj kërkojnë ndihmën e shoqërisë. Ne do të bëjmë çmos që këto familje të dalin nga gjendje tmerruese”, tha Kastrati.

Ai apeloi tek të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që të ndihmojnë këto familje, por edhe familjet tjera që jetojnë në kushte të vështira.

Halili tha se do të angazhohen për t’ua mundësuar këtyre familjeve një jetë dinjitoze, duke bërë thirrje për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e shtëpive të reja.

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme